Kryetari i LDK-së, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Lumir Abdixhiku, gjatë javës që po e lëmë pas ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e ambasadave të huaja të akredituara në Kosovë
Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se ditëve të fundit ka takuar në Selinë Qendrore të partisë Anu Prattipatin, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë; Olivier Guerotin, ambasadorin e Francës; Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar; dhe Maurizio Antoninin, ambasadorin e Italisë.
Në këto takime, ai tha se u diskutua për zhvillimet politike në vend, rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, forcimin e partneriteteve strategjike dhe rëndësinë e stabilitetit institucional për të ardhmen e Republikës.
“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror. Kosova ka nevojë për miqësi të forta, partneritet të qëndrueshëm dhe një zë serioz e të besueshëm në raport me botën”, shkroi Abdixhiku.



Të tjera
Aktuale
“Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri stabile”, Hargreaves partive: Bashkëpunoni pas zgjedhjeve
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në
Aktuale
Vjosa Osmani : Garë komplet e pabarabartë, propagandë masive
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka
Aktuale
Jeff Hovenier: Presidentja Osmani ka luajtur rol konstruktiv në raportet Kosovë-ShBA
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier,