Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas seancës së sotme të Kuvendit, ku u votuan marrëveshjet ndërkombëtare. Abdixhiku theksoi se këto marrëveshje janë votuar gjithherë nga LDK’ja, pasi që të njëjtat, ‘’i përkasin Republikës’’.
I pari i LDK’së, ka komentuar edhe çështjen e buxhetit, duke thënë është dorëzuar pak orë më parë, dhe se, i njëjti ishte ‘’i paplotë dhe jo serioz’’.
‘’Pra buxheti i Qeverisë nuk kishte në vete as vet Qeverinë. Nuk kishte as të gjitha komunat, Kryeqytetin përkatësisht i cili ishte lënë sërish pa financim, e as zotimet e shpalosura nga kreu i qeverisë tre ditë më parë po në këtë Kuvend. Fjalët, pa buxhet pas, mbesin veç fjalë’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi:
LDK, si gjithmonë, i votoi marrëveshjet ndërkombëtare. Ato i përkasin Republikës, qytetarëve tanë dhe së ardhmes së brezave.
Buxheti i Republikës, ndërsa, i dorëzuar vetëm pak orë më parë, ishte i paplotë, jo serioz dhe, mbi të gjitha, nuk e reflektonte as vetë kabinetin e propozuar qeveritar.
Katër ministri të reja nuk kishin fare buxhet.
Pra buxheti i Qeverisë nuk kishte në vete as vet Qeverinë. Nuk kishte as të gjitha komunat, Kryeqytetin përkatësisht i cili ishte lënë sërish pa financim, e as zotimet e shpalosura nga kreu i qeverisë tre ditë më parë po në këtë Kuvend. Fjalët, pa buxhet pas, mbesin veç fjalë.
Kërkuam që buxheti të reflektojë realitetin institucional dhe që deputetët të kenë kohë të mjaftueshme për ta trajtuar seriozisht ligjin më të rëndësishëm të vendit.
Nuk ka dhe nuk njohim superdeputetë që i lexojnë 700 faqe për më pak se 3 orë; siç donin ta trajtonin sonte disa.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar