Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar veçmas 30 kandidatët për deputetë nga Prishtina.
AI tha se ky ekip është ndërtuar me njerëz me integritet, dije dhe përvojë.
“Prishtinë, zgjedh shpresën! Këta janë 30 kandidatët tanë të propozuar nga pesë degët e Kryeqytetit; nga Prishtina. Jam i bindur se LDK ka ekipin më përfaqësues, më të përgatitur dhe më të denjë sot në Kryeqytet. Jam krenar për secilin prej tyre. Jam i bindur në fitoren e tyre. Jam i sigurt se Prishtina do të flasë sërish e para. Ky është ekip i ndërtuar nga njerëz me integritet, dije dhe përvojë; nga profesionistë që e njohin Kryeqytetin dhe politikën nacionale në secilën fushë e drejtim; dhe që këtë përkushtim do ta kthejnë në angazhim të palëkundur për Republikën”.
“Të pesë degët tona të Prishtinës na bëjnë krenar dhe me një arritje tjetër model; me një listë ku 50% e kandidatëve janë gra. Gra jo si numër, por gra profesioniste, lidere, aktiviste dhe zëra të fuqishëm të politikës tonë pa konkurrencë! Ky është standardi ynë i përfaqësimit. Kjo është LDK-ja e Prishtina e kohës, qytetare, evropiane”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi