Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshueshëm lidhur me mandatet.
Sipas tij, nuk mund të votohet një shkelje kushtetute në ceremoninë e betimit të deputetëve, sepse një gjë e tillë është e palogjikshme.
“I pandryshueshëm. Natyrisht se nuk e votojmë raportin. Nuk mund të votojmë një shkelje kushtetute në ceremoninë e betimit të deputetëve, është e palogjikshme. Qëndrimet e LDK-së jo vetëm që janë të menduara mirë, por janë edhe në frymë të mbrojtjes së demokracisë dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës. Prandaj deputetët e LDK-së nuk mund të shkelin kushtetutën. Nëse kjo kërkohet prej LDK-së, nuk do të bëhet asnjëherë”, ka deklaruar Abdixhiku.



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të