Rruga A dhe Unaza e Brendshme e Prishtinës po i afrohen përfundimit”, ka shkruar në Facebook kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiu.
Ai tha se “për të ndjekur nga afër ritmin e shpejtë të punimeve, së bashku me Përparim Ramën dhe ekipin e tij”, vizituan sot këto dy punishte.
“Rruga A – një kërkesë e kahershme – po bëhet realitet. Me gjashtë korsi të reja, kjo rrugë lidh Veternikun me Bregun e Diellit dhe Matin për vetëm pak minuta distancë. Përveçse shkarkon ndjeshëm trafikun e rënduar të Kryeqytetit, ajo do të bëhet shtëpi për dhjetëra mijëra banorë të rinj në një lagje të re e plot jetë – ashtu siç ndodhi me Rrugën B”, deklaron Abdixhiku.
“Ndërkohë, Unaza e Brendshme – një tjetër projekt i përmasave strategjike – krijon një korridor të ri të lëvizjes urbane nga Kodra e Trimave, përmes Arbërisë, deri në rrethrrotullimin për Fushë Kosovë e Mitrovicë. Me këtë, Prishtina fiton dy arterie qarkullimi që e çlirojnë qendrën si asnjëherë më parë”, thotë ai.
Postimi i plotë:



Të tjera
Lajme Opinione
Janina Ymeri: Ne puno, Serbia fito!
Deputetja e LDK-se ne legjislaturen e
Showbiz
Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin
Morena Taraku është shfaqur së fundi
Lajme
Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit