Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në Lipjan, ku siç tha, ka parë jo vetëm kureshje, por edhe shpresë.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se Kosova ndryshon atëherë kur njerëzit bëhen bashkë dhe flasin hapur.
“Hajde Folim” është platforma e vetme politike sot në Kosovë ku komunikojmë drejtpërdrejt me qytetarët. Jemi në çdo shesh, në përballje të lirë e të ndershme me njerëzit tanë; për të dëgjuar, për të folur dhe për të kuptuar më mirë Kosovën që jeton çdo ditë. Sot ishim në Lipjan. Në qytetin e kryetarit kampion Imri Ahmeti”.
“Dhe aty pamë jo vetëm kureshtje, por edhe shpresë. Sepse kur njerëzit ndihen të dëgjuar, lind sërish besimi se gjërat mund të ndryshojnë. Prandaj, në çdo qytet ku do të jemi, ejani. Uluni me ne. Flisni lirshëm. Na tregoni për jetën tuaj, për brengat, idetë e shpresat tuaja. Sepse Kosova nuk ndryshon nga larg; ndryshon kur njerëzit bëhen bashkë, flasin hapur dhe ndërtojnë besimin tek njëri-tjetri”, ka shkruar kreu i LDK-së.



Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një