Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku në serinë e “hajde folim”, është pyetur nga një i ri se çfarë do të bëj ai nëse vjen në krye të shtetit, për të rinjtë që po ikin nga vendi.
Abdixhiku këtë e cilësoi si një nga problemet më bazike që has Kosova tash e një kohë. Por, sipas tij, duhet të veprohet shpejtë dhe të investohet.
“Në momentin që ne humbin të rinjtë tonë, pasurinë më të madhe kombëtare që e kemi, kemi dështuar si komb. Duhet të veprojmë shpejt dhe kjo shpejtësi veprimi nënkupton investime kapitale që Kosova nuk i ka parë tash e 27 vite. Shumë investime, kemi punë ku të investojmë mjaft. Në çdo sektor që e prek mundesh me investu diçka”, është deklaruar Abdixhiku në videon e publikuar në rrjetin e tij social Facebook.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë