Botapress 26 Maj – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se kryeministri Albin Kurti përveç për reciprocitetin, ka ndryshuar qëndrim edhe për disa çështje të tjera.
Sipas Abdixhikut, kjo gjë është vërejtur edhe në takimin e sotshëm që ai e ka zhvilluar me kryeministrin.
“E vërejta që kryeministri jo vetëm për temën e reciprocitetit por edhe për shumë tema të tjera ka ndryshuar qëndrim në dialog. Është koha e tij që të dëshmojë veten dhe Kosovën në këtë proces. Gjitha pozicionet jona janë për të reciprocitetit, kërkim faljes, dialogut të brendshëm para atij të jashtme. Tani janë edhe pozicione të ridizajnuara të kryeministrit”, deklaroi Abdixhiku.
Përndryshe, LDK-ja sot Kurtit i ka dorëzuar edhe një ofertë politike për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.