“Të dashur mësimdhënës ju garantoj që pagat tuaja do të jepen. Ato do të paguhen herët apo vonë, merreni si zotim timin dhe LDK-së. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se Qeveria Kurti po i dënon vetëm mësimdhënësit.
“25 mijë familje kosovare janë lënë pa të ardhurat e tyre mujore. Ky dënim ndaj tyre vjen në një kohë të një krize të paprecedent me inflacion rekord e një dimri të vështirë. Ky dënim është nivel i ri i ulët i pandjeshmërisë ndaj njerëzve të këtij vendi. Greva është ndërprerë dhe me këtë ka rënë edhe fantazi e pushtetit për rrëzim të qeverisë. Kjo është beteja e Kurtit sot, ndaj kujt, ndaj mësimdhënësve me 400 euro rrogë. Lider shembull. Kjo është shenj e politikës së tij dhe në këtë politikë të tij është selektiv. Ka paguar secilin tjetër në sektorin publik, por ka vendosur të dënojë mësimdhënësit”, ka deklaruar Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka deklaruar se ky vendim i Qeverisë është selektiv dhe se ligji duhet të vlejë për të gjithë.
“Është hakmarrje selektive. Dhe nëse respektimi i ligjit qenka vërtetë kërkesë, si është e mundur që ligji të vlejë për dikë”, ka potencuar ai.