AAK me mbështetjen e LDK’së dhe PDK’së sot i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për vlerësim të kushtetueshmërisë për çështjen e votimit të fshehtë.
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në Facebook e ka publikuar të plotë lëndën.
Partitë opozitare kanë kërkuar vendosjen e masës së përkohshme, pra “pezullimin e vazhdimit të seancave konstituive me pikën e imponuar të rendit të ditës për votim të fshehtë deri në vendosjen meritore lidhur me këtë kërkesë”.
Në dokument thuhet se themeli i kërkesës për masë të përkohshme “bazohet në dëmtimin e pariparueshëm të imazhi të Kuvendit të Kosovës në rast të vazhdimit të seancave konstituive me rend të ditës të përcaktuar në mënyrë jokushtetuese dhe dëmtimin e imazhit të Shtetit të Kosovës në vend dhe në botën e jashtme në rast të vazhdimit të seancave jokushtetuese si më sipër”.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo