• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

AAK i përgjigjet Ramabajës: UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare

nga Bota Press
4 Shkurt, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

 

Drejtori për Informim i AAK-së, Lulëzim Blaka, është deklaruar pas sulmit që opinionisti Sadri Ramabaja i ka bërë bartësve të luftës së UÇK-së, ku ai apostrofoi edhe ish-kryeministrin Haradinaj.

Blaka ka shkruar në Facebook se çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së luftëtarëve dhe dëshmorëve në shoqërinë sonë.

“Shpirti fisnik i atyre që luftuan dhe atyre që ranë që ne të kemi liri dhe mundësi për të jetuar, shkruar e punuar, iu thërret shekujve. Çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së tyre në shoqërinë sonë. ”, ka shkruar Blaka.

Duke thënë se “UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare, Drejtori për Informim i AAK-së ka vazhduar me porosinë: “Le të mos harrojmë mësimet dhe idealet e luftës së saj, sepse ato vazhdojnë të na frymëzojnë të përpiqemi për të ardhmen, por edhe të na mallkojnë kur i shkelim dhe përdhosim. Medoemos që duhet të mbështesim idealet e lirisë dhe demokracisë, parime për të cilat ata derdhën gjakun dhe u ndanë nga gjymtyrët e tyre. “

Blaka ka bërë thirrje që të mbështeten politikat dhe programet që nxisin  sundimin e ligjit, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik, si e vetmja rrugë për të respaktuar veprën e të rënëve.

“Mbështetja e politikave dhe programeve që nxisin sundimin e ligjit, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik është e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin për ta dhe për të nderuar veprën e tyre. ”, ka shkruar Lulëzim Blaka.

Në fund ai ka bërë thirrje për bashkim, kundër siç e quan ai “regjimit të Kurtit” i cili sipas Blakës po bënë padrejtësi dhe po e godet sistemin demokratik në vend.

“Ne mund të bëhemi pjesë e ndryshimit duke ngrehur zërin kundër padrejtësive të përditshme, goditjeve kundër sistemit demokratik, që regjimi i Kurtit po i bënë para syve tonë. Të bashkohemi kundër të keqes, për një të ardhme që nderon sakrificat e të parëve tanë dhe ofron shpresë e mundësi për të gjithë.” – e ka mbyllur Blaka shkrimin e tij në profilin personal në Facebook.



Postimi i plotë:

(Në vend të përgjigjies për Ramabajën dhe ramabajët e tjerë të regjimit të Kurtit)

Shpirti fisnik i atyre që luftuan dhe atyre që ranë që ne të kemi liri dhe mundësi për të jetuar, shkruar e punuar, iu thërret shekujve. Çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së tyre në shoqërinë sonë. UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare. Le të mos harrojmë mësimet dhe idealet e luftës së saj, sepse ato vazhdojnë të na frymëzojnë të përpiqemi për të ardhmen, por edhe të na mallkojnë kur i shkelim dhe përdhosim.

Medoemos që duhet të mbështesim idealet e lirisë dhe demokracisë, parime për të cilat ata derdhën gjakun dhe u ndanë nga gjymtyrët e tyre. Mbështetja e politikave dhe programeve që nxisin sundimin e ligjit, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik është e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin për ta dhe për të nderuar veprën e tyre.

Ne mund të bëhemi pjesë e ndryshimit duke ngrehur zërin kundër padrejtësive të përditshme, goditjeve kundër sistemit demokratik, që regjimi i Kurtit po i bënë para syve tonë.

Të bashkohemi kundër të keqes, për një të ardhme që nderon sakrificat e të parëve tanë dhe ofron shpresë e mundësi për të gjithë.

Të ngjashme

Botë

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Lajme

Don Xhoni mbështet marshin për drejtësi

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Kosovë

Mungesa e mjekëve: A mund të ripunësohen pensionistët?

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Kosovë

Rrufeja godet xhaminë në Prishtinë?

nga Bota Press
27 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjës
  • Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë
  • Don Xhoni mbështet marshin për drejtësi
  • Mungesa e mjekëve: A mund të ripunësohen pensionistët?
  • Rrufeja godet xhaminë në Prishtinë?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.