AAK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Qeverinë

Ligji për Qeverinë është tejkaluar në Kuvendin e Kosovës në tetor të vitit të kaluar. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka nisur procesin që këtë Ligj ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese.

Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se procesi i ka dy afate.

Sipas Tahiri afati i parë me 10 nënshkrime ka kaluar, dhe tash është afati i dytë me 30 nënshkrime. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së është shprehur optimist që edhe afati i dytë do të kaloj.

LEXO EDHE KETE

Nuk flet dhe nuk lëviz, 67-vjeçarit i refuzohet pensioni

“Nuk është e drejta e zëvendësministrit me nënshkru. Zv.ministri nuk votohet në Kuvend, rrjedhimisht nuk ka asnjë përgjithësi me nënshkru kontrata. Janë dy afate. Afati i parë ka qenë me 10 nënshkrime i cili është tejkalu, tash duhet me 30 nënshkrime e gjithë opozita të nënshkruaj.” – ka thënë Tahiri për Klan Kosovën.

Këtë gjë, AAK, gjegjësisht Tahiri e kishte paralajmëruar muaj më parë. Në paraqitjen në Kuvend, ai kishte thënë se ky Ligj do të dërgohet në Kushtetuese./Botapress.info/

ngjashme