Një aksident tragjik ndodhi pasditen e së martës ku një 16 vjeçar humbi jetën në një aksident trafiku në rrugën në fshatin Mirosalë të Ferizajt, transmeton Gazeta Sinjali.
Kryetari i fshatit, Përparim Bytyqi fajësoi edhe Emergjencën e cila sipas tij, u vonua për një orë derisa arriti në vendin e ngjarjes.
Gazeta ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës së Spitalit të Ferizajt, Muhabi Ademin, i cili në momentin kur u telefonua, nuk ishte në dijeni as për aksidentin tragjik.
“Kur ka ndodhë, kush ka vdek, për cilin rast bëhet fjalë?”, pyeti ai.
Ademi më pas tha se nuk ka informacion nëse emergjenca është vonuar për t’i ardhur në ndihmë të miturit.
“Njëherë nuk jam në punë. Nuk kam informacion nëse është vonuar ndonjë automjet i emergjencës. Nëse ka diçka ju tregoj nesër”, ka thënë ai për Sinjalin tutje. /Botapress/