• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

A u pyet Lista Guxo për ministrin e Shëndetësisë

nga Bota Press
24 Nëntor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Në mbledhjen e 45-të të Qeverisë së Kosovës u miratuan disa projektligje, ministrat Hajdari e Peci flasin në konferencë për media.

Me një minutë heshtje për nder të 46 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari filloi mbledhja e 45-të e Qeverisë. Në emrin të tij e atë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti u shprehu ngushëllime familjeve, që humbën më të dashurit në këtë fatkeqësi.

E kur pjesa kushtuar aksidentit në Bullgari përfundoi, radhën e kishin diskutimet për 34 pika të rendit të ditës. Gjatë kësaj mbledhje, Ekzekutivi dha dritën e gjelbër për projektligjet që prekin dikasterin e Bujqësisë dhe atë të Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë.

Në kuadër të kësaj, Qeveria ndau 1.7 milionë euro si kompensim i dëmeve nga fatkeqësitë natyrorë në bujqësi.

Ndërsa, me propozim të ministres Rozeta Hajdari, Qeveria e Kosovës e ka miratuar draftin e Koncept-dokumentit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Kjo e fundit, doli edhe në një konferencë për media, ku foli për reciprocitetin ndaj Serbisë, ku u shpreh se këto masa janë duke u vendosur gradualisht.

Në këtë konferencë për media, ministrja Hajdari u shoqërua nga kolegu i saj qeveritar, Faton Peci. Ky i fundit përveq që prezantoj projektligjet e miratuara për dikasterin që ky udhëheq, foli edhe për zhvillimet në listën partiake që i përket. I pyetur se a kanë marr pjesë zyrtarët e partisë së tij në diskutimet e shefit të Qeverisë për emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, ai dha këtë përgjigje.

“Në pyetjen që parashtruat ka shumë pasaktësi, pasi që unë kam deklaruar që është në kompetencë të plotë të kryeministrit Kurti ky vendim”

Ani pse ministri Peci aludoi se me konsultime e ka pasur fjalën për ato që i bën Kurti brenda partisë, një gjë të tillë nuk e kishte deklaruar edhe në konferencën e 10 nëntorit kur u pyet për të njëjtën temë.

“Se cili do të jetë ministri i ri do ta vendos kryeminsitri, por ne pashmangshëm si pjesë e koalicionit do të jemi pjesë e konsultave”, kishte deklaruar Peci.

Ministër i ri i Shëndetësisë është emëruar kirurgu me famë botërore Rifat Latifi, ndërsa një emër që është raportuar në media për këtë pozitë ka qenë edhe ai i Haxhi Avdylit.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Tags: lista guxo

Të ngjashme

Botë

Lija e majmunëve shfaqet në Itali dhe Suedi, OBSH në alarm

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Lajme

Xhaxhai thërret përforcime dhe e rrah nipin pasi i tregoi se është homoseksual, ia thyen katër brinjë

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Botë

Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Kosovë

Çfarë sekreti shtetëror zbuloi dje ministri Murati?

nga Bota Press
20 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Lija e majmunëve shfaqet në Itali dhe Suedi, OBSH në alarm
  • Xhaxhai thërret përforcime dhe e rrah nipin pasi i tregoi se është homoseksual, ia thyen katër brinjë
  • Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën
  • Çfarë sekreti shtetëror zbuloi dje ministri Murati?
  • Restaurimi i kullave të Jasharajve në Prekaz mund të kushtojë deri në 20 milionë euro

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.