Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka kërkuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të krijoj unitet brenda kësaj partie më Llap, shkruan Llapi.info.
Veliu, e ka quajtur jolegjitim, absurd dhe anti-statutar vendimin e LDK-së që kompetencat e partisë t’i kalojnë ish-kandidatit për kryetar të Podujevës, Ekrem Hysenit.
Veliu është pyetur edhe për mundësinë e kthimit të tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, por që siç ka thënë ai, urgjente është uniteti brenda partisë.
“Nuk është çështja se a kthehem unë atu. Nuk është urgjenca tek ajo çështje se kush e merr degën. Urgjente është të kthehet legjitimiteti. Atij (Ekrem Hysenit) që i janë dhënë kompetencat, nuk është në strukturat e DLK-së, siç është e përcaktuar në statutin e LDK-së. Është vendim i dëmshme për LDK-në. E kam paralajmëruar se jam i gatshëm të lëshojë rrugë. Në bazë të statutit të LDK-së, unë jam kryetar i degës. Kam pasur takim me kryetarin e LDK-së për këtë çështje, mirëpo, nuk ka qenë vullneti i tij për zgjidhjen e kësaj. Ka ndodh kjo që ka ndodh në Podujevë dhe më vjen keq. Ka qenë gatishmëri e imja që të ketë unitet për një kandidat, por kjo u shkel”, ka thënë Veliu.
Veliu ka thënë se kreu i LDK-së, Lumir Andixhiku e ka për detyrë që të bëjë unifikimin e degës së partisë në Podujevë.
Sipas Veliut, nëse vazhdon kështu dega e LDK-së në Podujevë ajo do të përçahet edhe më shumë.