Sot u shënua 32 vjetori i formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë përvjetorë kanë marrë pjesë shumë aktivistë e zyrtarë të LDK-së, raporton Botapress.info
Në mesin e tyre është parë edhe i pari i komunës së Obliqit, Xhafer Gashi.
Kjo pjesëmarrëje u konsiderua si e papritur dhe që nënëkupton një kalim të mundshëm të Gashit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kujtojmë se Xhafer Gashi ishte për 2 mandate kryetar i Obiliqit nga radhët e AAK-së, ndërkaq disa muaj para zgjedhjeve të 17 tetorit ai dha dorëheqje nga AAK dhe kandidoi me Iniciativën Qytetare të Obiliqit ku fitoi edhe mandatin e tretë si kryetar I kësaj komune.
Xhafer Gashi është bashkëluftëtar I Betejes së Koshares bashke me Agim Ramadanin , Sali Cekajn e Anton Qunin/Botapress.info/.