Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish e ka shprehur synimin për të fituar 60% të votave.
I pyetur në “Interaktiv” të KTV-së, nëse kjo e rrezikon demokracinë për shkak se “ai do të kontrollonte gjithçka”, Kurti tha se më mirë mbi 60% sesa të përsëriten zgjedhjet.
Kjo pasi Kurti theksoi se dëmi është më i madh me zgjedhje të përsëritura.
“Pakrahasueshmërisht më shumë dëm për shtetin tonë janë këto zgjedhje të përsëritura, sesa një subjekt politik të marrë mbi 60% atëherë kur blloku opozitar keqpërdor një aktgjykim nga e kaluara e Gjykatës Kushtetuese, thuajse se kanë pasur motiv ta shkruajnë e jo ta interpretojnë atë kuorumin prej 80 vetave në sallë, kur dihet që 61 vota duhet në sallë. Feride Rushiti i mori 63 vota, Kosova president ka, por kuorum nuk kishte”, ka thënë ai



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar