Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka folur për mundësit që janë që të konstituohet Kuvendi i Kosovës më 15 prill dhe për formimin e Qeverisë së re të vendit, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
Në DPT Fidani të Klan Kosovës, ai ka thënë se mendon që Albin Kurti, kryetari i LVV-së, nuk do të paraqes një emër kompetent për kryetar të Kuvendit të Kosovës, nëse nuk do t’i kishte votat shumicë për votimin e formimit të Qeverisë dhe të presidentit.
“E shoh shumë të vështirë që Z. Kurti të propozojë një kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës pa pasë edhe një shumicë për të formuar Qeverinë edhe sidomos edhe zgjedhjen e presidentit, për shkak se këtu duhet të mendohet për dy hapa pastaj dhe jo vetëm për një qeveri”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka pohuar se nëse Kurti nuk do të siguronte shumicën e votave të Kuvendit edhe për votimin e presidentit që është vitin e ardhshëm, pasi mandati i Vjosa Osmanit përfundon në vitin 2026.
“Kjo synohet mendoj se kjo është synimi i qeverisë, nëse do të hynte me marrëveshje vetëm për kryeministrin besoj se do të ishte diçka jo shumë e zakonshme që ta shohim tek Z.Kurti, edhe pse në të kaluarën ai ka thënë që ne diskutojmë atëherë kur ju vie radha, por interpretimet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë varësisht në situata të cilat ata janë ndodhur, kanë bërë edhe interpretimin se çfarë është mirë dhe çfarë është e gabuar në politikë, që deri tani ju ka funksionuar”, ka thënë Krasniqi.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar