Përmes një postimi në Facebook, Kurtishaj, ka kërkuar që largimi i akcizës të bëhet për një periudhë të caktuar kohore për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë.
“Urgjent Qeveria të heq akcizën për derivate të naftës për një periudhë të caktuar kohore për sektorin e transportit rrugor të udhëtarve me autobusë”, ka thënë ai.
Po ashtu ai ka treguar se, një litër naftë në Kosovë është më shtrenjtë se sa në Mal të Zi, Serbi e Maqedoninë e Veriut.
“A ka bileta ka 10 euro me shku ne Durres e Velipoje? 1 litër naftë në Kosovën tonë të dashur 1.87, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Serbia 1 liter nafte rreth 1.60 euro, andaj Operatoret e transportit rrugor te udhetarve ne keto vende jane te priviligjuar, kane çmime te biletave të udhëtimit me te shtrejta e furnzim me derivate shumë më lirë se ne”, ka thënë Kurtishaj. /Botapress.info/