• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

A janë “gjallë” Qeveria Kurti e VV-ja? Ata heshtin para liturgjisë serbe mbajtur në kishën kur dikur merrte pjesë Arkani (Video)

nga Bota Press
10 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

 

Botapress, 10 Qershor – Sot në Kishën Ortodokse Serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, për herë të parë që nga viti 1998 u mbajt një meshë e cila u udhëhoq nga peshkopi Teodosje. Kjo nxiti reagime të mëdha nga forcat opozitare në vend, pasi që u konsiderua si provokim i rëndë nga pala serbe, pasë parasysh që në Kosovë vetëm pas dy ditësh festohet dita e çlirimit.

 

E çështja e Kishës Ortodokse Serbe në Kampusin e UP-së për dikë që ka përjetuar periudhën e para-luftës ngjallë frikë, e emocione aspak të këndshme, shkruan lajmi.net.

Ishte 5 dhjetori i vitit 1992 kur kësaj Kishe në qendër të Prishtinës i ishtë vënë gurthemeli. Në mesin e shumë figurave të kohës së ish-Jugosllavisë, i pranishëm në atë ceremoni ishte edhe krimineli i njohur serb, përgjegjës për shumë krime të kryera në Kosovë, Arkani.

Ky i fundit, komandonte paramilitarët e quajtur “Tigrat”.

Shumë klerikë fetarë ortodoksë serbë, serbë të Kosovës dhe të ardhur merrnin pjesë në fillimin e ndërtimit të kësaj kishe me prapavijë jo fetare por nacionaliste e shoviniste, në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në kohën kur universiteti nuk kishte asnjë shqiptarë, të gjithë të larguar nga regjimi serb, përveç shërbëtorëve të atij regjimi, ndonjëri prej të cilëve do të jetë edhe nënshkrues i lejes për këtë atë kishë.

Rikthimi pas në kohë, tani kur serbët aty organizuan meshë pas më shumë se 23 vitesh, ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mesha e sotme aty është mbajtur me dijeninë e plotë të qeverisë së Kosovës.

Liturgjinë në fjalë, ai e ka quajtur politike dhe që për qëllim ka shtrembërimin e historisë së vërtetë të regjimit gjenocidial të Millosheviqit.

“Kjo liturgji më së paku është fetare. Gjithçka rreth saj është politike, që për qëllim ka vetëm shtrembërimin e historisë, të vërtetës dhe arsyetimin e një regjimi gjenocidial si ai i Millosheviqit. Gërmadha e ngritur dhe e papërfunduar në kohën e okupimit, duhej të trajtohej si e tillë – një projekt tjetërsimi shovenist ndaj shqiptarëve që u ndal dhe nuk përfundoi asnjëherë”, ka shkruajtur Hoxhaj.

Reagim ka pasur edhe nga Daut Haradinaj i AAK-së. Ky i fundit ka thënë se liturgjia e mbajtur sot aty shkel rëndë dinjitetin e Republikës së Kosovës.

“Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.

Reagime të ashpra ka pasur edhe nga akterë të tjerë të shoqërisë civile si dhe nga organizata tjera studentore.

Ndërkaq, të vetmit që s’e kanë folur asnjë fjalë për liturgjinë e sotme, janë zyrtarët e qeverisë së Kosovës, shkruan Lajmi.net percjelle Botapress.

Në videon e mëposhtme, duke filluar nga minuta 14:57, mund të ndiqni pamjet ku shihet krimineli Arkani duke marrë pjesë në gurthemelin e Kishës Ortodokse në Prishtinë.

Tags: Kisha arkaniKisha serbeQeveria Kurti

Të ngjashme

Aktuale

Mbi 7 mijë e 200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi, takimi i 18 gushtit dhe deklaratat e emisarit të SHBA-së dhe Gjermanisë

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Aktuale

Edhe një agjencion turistik mashtron mërgimtarët me bileta, policia arreston pronarin

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Aktuale

Takimi i rregullt Osmani- Hovenier në ditën kur Vuçiq foli për vrasje në Veri

nga Bota Press
11 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Një mërgimtar terrorizon çdo natë banorët e lagjes Emshir në kryeqytet
  • Plagosja e Vali Corleone, policia tregon si ndodhi ngjarja
  • Restorantet më të shtrenjtë në botë, ja ku renditen Tirana e Prishtina
  • Dalin detaje të reja për plagosjen e gruas në Prizren, plumbi qorr i depërtoi në veturë
  • Mbi 7 mijë e 200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.