Vëllai i Nezir Mehmetaj shpreson që kjo kërkesë të merret parasysh dhe padrejtësitë ndaj vëllait të tij që mbahet në burg serb tash e tri vjet t’i vije fundit.
“Duhet me hy brenda” – Gazetari Krasniqi pyet hoxhallarët se si bëhet fëmija
3 vite më parë mori rrugën drejt Serbisë.
Nezir Mehmetaj ishte nisur për atje, për të kërkuar shërim për nënën e tij.
Por, derisa po kthehej ai u ndal dhe u arrestua nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.
Në burgjet e Serbisë, po mbahet edhe Petrit Dula, gjithashtu i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile gjatë vitit 1999.
Por, Dula për dallim nga Mehmetaj, është i dënuar me vendim të shkallës së parë në Serbi.
E këta dy qytetarë kosovarë që po mbahen prapa grilave në shtetin fqinj, është kërkuar të transferohen në Kosovë.
Këtë e bëri edhe zyrtarisht Ministrja e Drejtësisë.
Kërkesa e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka qenë kërkesë për ekstradim ngase ata persona nuk kanë procedurë të hapur penale në Kosovë, pra nuk kërkohen nga organet gjyqësore të Republikës së Kosovës. Pra, kërkesa ka të bëjë që dy qytetarët tanë të transferohen në Republikën e Kosovës. Po ashtu, në shkresën e Ministres është cek se nuk ka marrëveshje dypalëshe në fuqi dhe se deri më tani nuk ka pasur ekstradime nga Republika e Kosovës në Serbi dhe anasjelltas
Megjithatë kjo po konsiderohet e pamundur për njohësit e drejtësisë.
Por, Miftaraj shprehet i bindur se Serbia nuk ka asnjë të drejtë që t’i mbajë të arrestuar Mehmetajn e Dulën.
Megjithatë kjo kërkesë, ka bërë që të ketë sado pak shpresë për familjet.
Valon Mehmataj, vëllai i Nezirit thotë se shpreson që t’i jepet fund kësaj padrejtësie.
Deri më tani Serbia nuk ka ndjekur një praktikë të tillë.