A e kishte ditur Ismet Haxha që po planifikohej vrasja e tij? Kjo është përgjigja e tij

Njeriu i tretë që planifikohej të vritej sipas një plani që ekziston qysh në vitin 2021, për të cilin raportoi televizioni shqiptar A2Cnn, ishte Ismet Haxha. Plani i zbuluar, i kishte alarmuar organet e sigurisë për planifikim të vrasjes së kryeminstrit Albin Kurti, dhe njërit nga figurat kryesore të PDK-së, deputetin Xhavit Haliti.

Ish-komandanti nga Mitrovica Ismet Haxha lidhur me këtë tha se kishte informata edhe nga policia.

”Mu m’ka informu Policia në këtë drejtim, para më pak se një viti. Nuk e di arsyen pse kanë dashtë me m’vra, e as nuk kam pranu ndonjë kërcënim më parë”, tha ai për “Mitropol”.

Haxha tha po ashtu se se sot i kishte parë në medie raportimet në lidhje me vrasjen e planifikuar.

”Thashetheme kemi dëgju por s’di”, pohoi ai.

Por kush është Ismet Haxha?

Ismet Haxha, është një nga figurat e njohura të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte komandant i njohur nga Mitrovica.

Haxha është edhe familjar i afërt ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Ish-komandaniti Haxha, pas luftës ka qenë edhe anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, që drejtohet nga Veseli.

Ish-eprori i UÇK-së ishte akuzuar nga Gjykata në lidhje me krime të luftës, dhe ishte në grupin e njohur si “Drenica”, së bashku me Sylejman Selimin, ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së. Ai ishte shpallur i pafajshëm në akuzën për keqtrajtim në luftë dhe arratisjen nga QKUK.

LEXO EDHE KETE

Qeveria: Kurti ishte njoftuar për atentatin e planifikuar

Si i shpëtoi Haxha 3 shqiptarë që ishin zënë robër nga paramilitarët serbë?

Një prej aksioneve të suksesshme të luftës së UÇĶ në Vaganicë, të Mitrovicës që atë kohë drejtohej nga komandanti Ismet Haxha kundër paramilitarëve serbë, ndodhi më 6 prill të vitit 1999, rreth orës 11 të paraditës.

Atë ditë paramilitarët serbë që operonin në ktë fshat, i kishin nxjerrë para pushkatimit 3 qytetarë civilë.

Por ata shpëtuan, falë Ismet Haxha. Haxha përmes një breshërie kallashnikovi jo vetëm që shpëtoi robërit shqiptarë, por edhe vrau paramilitarët serbë. Numri i të plagosurve ishte shumë më i lartë nga luftimet që pasuan aksionin.

Për këtë ngjarje, kishte rrëfyer para pak kohësh, Argjent Zeqiri, ish ushtar i UÇK-së.

“Komandanti Ismet Haxha ishte veç në pozicionin e duhur në drejtim me ne, në anën jashtë murit (në sokak), në një largësi ajrore 4-5 metra është ngritur në këmbë dhe shkrepi një breshëri plumbash në drejtim të këtyre dy paramilitarëve serbë te cilit na mbanin peng”.

ngjashme