Krijimi i Asociacionti alia “Zajednicës” siç e kanë emërtuar prej fillimit zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes dhe militantët e saj, duket se është punë e kryer. Së paku kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti i cili pas takimit të fundin në Bruksel ka shprehur gatishmërinë e tij për të nënshkruar planin franko-gjerman në të cilin është paraparë edhe themelimi i Asociacionit apo “Zajedinicës” shkruan Botapress.
Por qysh tash kanë filluar interpretimet për “Zajednicën” përfshirë edhe ndonjë barcohetë për këtë krijesë të pastër etnike serbe.
Ilir Mirënën, gazetarin dhe opinionistin e njohur e ka pyetur dikush se si do të quhen banorët e “Zajednicës”?
“Zajedniçarë” është përgjigjur Mirena!