Sot më 8 maj bëhen 21 vjet prej se u vra Ekrem Rexha i njohur me nofkën Komandant Drini. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, u vra para shtëpisë së vet në lagjen “Bazhdarhane”, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, sa po punonte drejtor për Emergjencë në Komunën e Prizrenit. Sapo kishte dalë në oborr ta ndezte veturën për të shkuar në punë dhe po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit e cila ishte shpuar qëllimisht, ishte qëlluar me armë automatike, shkruan Botapress.
Kjo vrasje makabre zgjoi ndinjantë jo vetëm të qytatarët e Prizrenit por edhe në Kosovë ë më gjërë.
Por deri ku kanë shkuar hetimet për zbadhjen e kësaj vrasje, kush janë akuzuar nga Gjykata dhe kush janë përmendur emrat e të dyshuarve për vrasjen e Ekrem Rexhës-Komandant Drinit.
Të akuzuarit, Sali Veseli e të tjerët
Më 15 maj të vitit 2002 Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur dje (të martën) aktpadinë kundër Sali Veselit për vrasjen e Ekrem Rexhës, i njohur si “Komandant Drini”. Aktpadia është ngritur edhe kundër Habib Hazirit për shkak të dyshimit se më 8 maj të vitit 2000, sipas porosisë së Sali Veselit, siç thuhet në aktpadi, ka kryer vrasjen e Ekrem Rexhës.
Aktpadia është ngritur edhe kundër dy pjesëtarëve të TMK-së, Xhemaj 2002l Beqirit dhe Halil Çadrakut, të cilët sipas aktpadisë, kanë ndihmuar në vënien e kurthit dhe në likuidimin e “Komandant Drinit”.
Në aktpadi thuhet se Sali Veseli ka paguar 15.000 marka në llogari të Habib Hazirit si shpërblim për vrasjen e Ekrem Rexhës.
Një panel ndërkombëtar me në krye gjykatësin Derek Helmken në Gjykatën e Qarkut në Prizren, më 24 mars 2003 Sali Veselin e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie ,vendim ky i cili një vit më vonë nga Gjykata Supreme e Kosovës, e udhëhequr nga gjykatës ndërkombëtar, ishte hedhur poshtë duke shpallur si të pafajshëm gjeneral Veselin.
Sali Veseli, ish-anëtar i SHP të UÇK-së dhe gjeneral i TMK-së, bashkë me të akuzuarin tjetër Abit Haziraj, ish-pjesëtar i UÇK-së ishin liruar nga akuza duke u shpallur të pafajshëm.
Deputetja e VV-së akuzonte Thacin e Veselin për vrasjen e Ekrem Rexhës
Një akuzë publikë ndaj Kadri Veselit e Hashim Thacit është bërë nga deputetja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Drita Milaku. Deputetja Milaku madje ka deklaruar se më vitin 2003 ka patur një aktakuzë ndaj Kadri Veselit për vrasjen e Ekrem Rexhës, por meqenëse Veseli në atë kohë “fshihej” pas pseudonimit “Luli” aktakuza nuk ishte ngritur kurrë më.
Shpresa te Specialja
Vrasja e Ekrem Rexhës – Komandant Drinit hyn nën kompetencat e hetimeve të gjykatës Speciale. Ky fakt ka zgjuar shpresat te familjarët se mund të hetohen kjo vrasje nga hetuesit e Speciales.
Vëllai i “Drinit”, Ruzhdi Rexha, ka humbur besimin në drejtësi. “Në atë kohë ishte UNMIK-u. Edhe pse i mbajti dy procese, dështoi në zbardhjen e vrasjes së ‘Drinit’. Ne jemi djegur dhe nuk e di a mund t’i besojmë më profesionalizimit të drejtësisë ndërkombëtare.
Ai thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar dy herë në gjetjen e vrasësve të “Drinit”. “Ne kemi pasur dhe kemi dëshirë që kjo vrasje të zbardhet nga organet tona. Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që ta zbardhin këtë vrasje. Për ne është e rëndësishme që të zbardhet vrasja, pavarësisht se kush e bënë, vendorë apo ndërkombëtarë“, shprehet ai.
Në ndërkohë, Gjykata Speciale ka më 9 Prill të vitit 2019 ka ftuar si dëshmitar të dyshuar Remzi Shalën i cili nuk i është përgjigjur ftesës.
Remzi Shala ka qenë një nga dëshmitarët kryesor kundër Sali Veselit në procesin gjyqësor të vitit 2003.
Të gjitha tentimet për zbardhjen e vrasjes së Komandant Drinit- Ekrem Rexhës, nga drejtësia vendore e ndërkombëtare në Kosovë – Prokuria e Kosovës, UNMIK e EULEX, kanë dështuar.
E vetmja shpresë për zbardhjen e kësaj vrasje mizore ka mbetur Specialja, shkruan Botapress.