Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me Përfaqësuesin Special të dialogut me Serbinë, Miroslav Lajcak.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se takimi do të bëhet në margjina të Forumit Strategjik të Bledit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Slloveni, ku po merrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.
Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës/Botapress/