Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket zgjedhjes se kandidates se VV’së për kryeparlamentare.
Kështu ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku.
Ndër të tjera, ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë dhe të sillet me përgjegjësi.
“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshueshëm. Është LVV ajo që duhet të reflektojë dhe të fillojë të sillet me përgjegjësi”, tha ajo për Gazeta Blic.
Kujtojmë se pas dështimit të 54 seancave për konstituimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit “nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovë.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e