Botapress 11 Prill-
Këshilltari për sigurinë kombëtare, i presidentit amerikan, Jake Sullivan, tha të dielën se Presidenti Biden nuk ka në plan të vizitojë Ukrainën, pavarësisht një vizite të fundit në vend qw e bwri kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.
“Ishte një simbolikw e vertetw të shihje kryeministrin Boris Johnson duke ecur në rrugët e Kievit me Presidentin Zelenskyy,” tha prezantuesi i NBC Chuck Todd për Sullivan. “Ajo ngre pyetjen: a do ta shohim Presidentin Biden në Kiev?
“Presidenti Biden aktualisht nuk ka ndonjë plan për të udhëtuar në Kiev,” u përgjigj Sullivan. “Por unë do t’ju them se ai punon në Zyrën Ovale dhe në Dhomën e Situatave në baza ditore, duke organizuar dhe koordinuar botën kur bëhet fjalë për dorëzimin e armëve,” vazhdoi Sullivan.
“Pra, presidenti Biden do të qëndrojë i fokusuar në ngjarjet nw Ukrainw dhe ai po tregon mbështetjen dhe solidaritetin e tij ndaj popullit ukrainas përmes veprimeve vendimtare”, shtoi Sullivan.
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/04/BORIS-300x150.jpg)
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u vlerësuan gjerësisht në mediat sociale për shfaqjen e tyre të solidaritetit përballë agresionit rus.
Një video e Johnson, e shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, tregon atë dhe Zelenskyy duke ecur në rrugë sfiduese në rrugët e Kievit, duke folur me vendasit raporton FOX News percjelle Botapress.