• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

A do ta padisë Shqipëria, Serbinë në emër të Kosovës? E zbulon Albulena Haxhiu

nga Bota Press
23 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Kosova e ka ndërmend t’i shkojë deri në fund dhe të padisë Serbinë për gjenocid. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, thotë në një intervistë në emisionin “Ballkan” se këtë, në emër të Kosovës mund ta bëjë edhe Shqipëria.

“Padia për gjenocid do të jetë padyshim një ndër dokumentet kryesor. Zyra e kryeministrit është duke punuar me një kujdes të shtuar, me seriozitet, me hapa të kujdesshëm, dhe është në bashkëpunim të plotë me institucione të tjera, sidomos me institucionin e presidentit, presidentes Osmani dhe kryetarit të kuvendit, për herë të parë në republikën e Kosovës, pas sa viteve, e kemi në të njëjtën faqe, në të njëjtin zë, presidenten, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit” tha ajo.

Por kanë kaluar tashmë 20 vjet. Një pjesë e dëshmitarëve kanë ndërruar jetë. Mbledhja e provave dhe dëshmive është edhe më e vështirë. Ministrja fajëson qeveritë e kaluara dhe misionet ndërkombëtare se nuk kanë bërë asgjë.

“Ka munguar vullneti politik. Fatkeqësisht ata që kanë qenë në ballë të luftës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për t’i adresuar krimet e luftës” tha ajo.

Por Kosova ka edhe probleme të tjera. Qeveria Kurti ka përgatitur tashmë projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar. Por si do të eliminohet mundësia e keqpërdorimit të një ligji të tillë për të mos lejuar revansh politik?

“Jemi fokusuar në eliminimin e disa mundësive të keqpërdorimit të këtij mekanizmi, që do të jetësohet sapo ligji të hyjë në fuqi” tha Albulena Haxhiu.

Një nga premtimet e tjera të qeverisë Kurti është vettingu në sistemin e drejtësisë. “Kemi planifikuar që në gusht ta kemi draftin e parë të concept dokumentit. Ne tashmë kemi një pasqyrë sesi ka ndodhur vetingu në republikën e Shqipërisë, në mënyrë që ne të mësojmë nga gabimet që mund t’i ketë bërë Shqipëria, nga vështirësitë që ka pasur, duke pasur parasysh që për një kohë të gjatë, institucionet atje, shumë të rëndësishme,  kanë mbetur jo-funksionale” tha Albulena Haxhiu.

Qeveria Kurti ka hapur shumë fusha aksioni në të njëjtën kohë. A do të arrijë t’i përmbyllë të gjitha? Do të pritet të shihet. /Botapress/

Tags: Albulena Haxhiu

Të ngjashme

Lajme

Ministria e Mbrojtjes: Ushtria është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Lajme

“Keni me m’pa”, Shemi i Ilirëve thotë se do të niset për në Sunny Hill, në Shqipëri

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Kosovë

Rrëfimi prekës i djalit të dëshmorit për babanë e tij Xhavit Kozhani

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Botë

Gjeli “torturon” çiftin e moshuar, pronari përfundon në gjykatë

nga Bota Press
9 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Ministria e Mbrojtjes: Ushtria është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës
  • “Keni me m’pa”, Shemi i Ilirëve thotë se do të niset për në Sunny Hill, në Shqipëri
  • Rrëfimi prekës i djalit të dëshmorit për babanë e tij Xhavit Kozhani
  • Gjeli “torturon” çiftin e moshuar, pronari përfundon në gjykatë
  • Derisa importi i mallrave serbe po shënon rekorde, Sami Kurteshi i vetëm i rikthehet sloganit të harruar nga VV-ja “Duaje Tënden”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.