Ambasada gjermane ka shprehur edhe një herë shqetësimin e saj për vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile në vend.
Ambasada ka theksuar se kjo situatë është bërë një shqetësim në rritje.
“Vonimi në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile që është në gjendje të marrë vendime, është një shqetësim gjithnjë në rritje”.
Ata kanë bërë të ditur se ky shqetësim është përsëritur disa herë nga ambasadori gjerman, përfshirë edhe përmes zëvendës-shefit të misionit gjerman, Matthias Conrad në një takim të fundit që kishte me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të vendeve të Quint-it.
“Qytetarët meritojnë politikanë që vënë përpara interesin e vendit dhe mirëqenien e tij, përpara interesave partiake”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për Telegrafin.
“Por ajo që shohim më së shumti është sjellje bllokuese dhe vonesa”.
Po ashtu, Ambasada Gjermane ka bërë të ditur se këto shqetësime janë ndarë edhe me presidenten Vjosa Osmani, në një takim që kishte ndodhur dy javë më parë.
“Shumë detyra të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare janë në pritje”, thuhet tutje në përgjigje.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish sot të konstituohet në tentimin e tij të 15-të.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar