Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së Ibrit në Mitrovicë.
Lajmin për këtë zhvillim interesant ia ka konfirmuar Klan Kosovës, një burim i afërt me misionin e Unionit në Kosovë. Ekipi pritet të nis punën te ura e Ibrit diku kah mesi i majit.
Ata pritet të kryejnë inspektime për të parë nëse ura është mjaftueshëm stabile, në çdo aspekt, përfshirë përballjen me ujëra të shtuara e të rrëmbyera.
Po ashtu, ekspertët do të testojnë edhe strukturat përreth urës.
Ky inspektim jo domosdoshmërisht nënkupton që ura mund të hapet edhe për kalim të automjeteve.
Burimi i ka thënë Klan Kosovës, se është mirë që qytetarët ta kuptojnë, kur t’i shohin ekspertët te ura, ndoshta edhe me prani të shtuar të forcave të sigurisë, se ata vetëm janë duke testuar urën.
Matje e inspektime këtu janë bërë edhe vitin e kaluar, nga autoritetet e qeverisë shtetërore në Kosovë.
Ato u kryen në kohën kur ishin shtuar pretendimet për një hapje të mundshme të urës, edhe për automjete.
Pavarësisht kësaj, ajo nuk u hap.
Ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim më makina që nga lufta e këndej.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar