Është ndarë nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Bajram Jahaj, nga fshati Beguncë i komunës së Vitisë raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë me dije nga Idriz Quni, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Viti, i cili ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Murseli, farefisin dhe bashkëluftëtarët, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe për komunitetin dhe historinë e lavdishme të luftës.
“Pushoftë i qetë shpirti yt o bashkëluftëtar! Lavdi jetës dhe veprës së tij!”.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 13 maj 2025, në orën 16:30, pas faljes së Ikindisë, në varrezat e fshatit Beguncë.
Murseli ishte pjesëtar i Brigadës 173 në Zonën Operative të Karadakut dhe një ndër bashkëluftëtarët e dalluar të UÇK-së.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar