Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka thënë se Bosnja dhe Kosova janë ende konflikte të papërfunduara, edhe pas tri dekadash nga përfundimi i luftërave në ish-Jugosllavi.
Petritsch, që ishe edhe ndërmjetës i BE-së në Rambuje, theksoi se Marrëveshja e Daytonit, e arritur më 1995, ishte një arritje historike në ndaljen e luftës në Bosnje, por që ajo nuk kishte për qëllim dhe nuk mund të ndërtonte një shtet funksional.
“Mosfunksionaliteti i shtetit të Bosnjës ishte tashmë i integruar në marrëveshjet e paqes”, ka thënë Petritsch në KTV, duke shtuar se ndarja etnike që e karakterizon Bosnjen është një nga arsyet kryesore të bllokadës së vazhdueshme institucionale.
Petritsch u pajtua se ndërhyrja e fuqishme amerikane në vitet ‘90 mundësoi përparim të konsiderueshëm, por sipas tij, realiteti i pasluftës në këto vende pasqyron kufizimet e marrëveshjeve që ishin fokusuar më shumë në ndaljen e dhunës sesa në ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe institucioneve funksionale. Ai theksoi se Marrëveshja e Daytonit duhej të shihej si platformë fillestare dhe jo si zgjidhje përfundimtare për Bosnje-Hercegovinën.



Të tjera
Aktuale
Murat Jashari refuzon të bëhet President: Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve
Një prej emrave të përfolur si
Aktuale
Nga Facebook-u te fruthi: Skepticizmi që ndikon në vaksinimin e fëmijëve në Kosovë dhe rajon
A i keni vaksinuar fëmijët? Pse,
Aktuale
Kosova ende s’e ka njoftuar formalisht KE’në, një pjesë e financimit në rrezik
Kosova ende nuk e ka njoftuar