Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në nevojën për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Hargreaves rikonfirmuan përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e raporteve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët si ekonomia dhe mbrojtja, ashtu siç edhe ka patur dakordim gjatë vizitës së fundit në Kosovë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Lammy.
Një pjesë e takimit iu kushtua Procesit të Berlinit, të cilën kësaj radhe do ta organizojë Mbretëria e Bashkuar. Presidentja Osmani ritheksoi nevojën që në agjendën e këtij procesi të prioritizohet çështja e personave të zhdukur me dhunë, si një detyrim moral dhe ligjor që nuk mund të injorohet në kuadër të paqes së qëndrueshme në rajon.
Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të mëtejshëm në kuadër të agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS), duke parë mundësitë për një rol edhe më aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të rolit të grave në proceset paqësore dhe vendimmarrëse.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe për kontributin e saj në avancimin e proceseve demokratike dhe integrimin në organizata ndërkombëtare.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar