Artisti dhe shkrimtari Ҫun Lajҫi në një postim të tij në Facebook thotë se, ndonëse qytetarët po ikin, ‘nuk po i shoh tue i kapërcye kufijtë si dikur’.
Sipas tij, ‘Po ikin edhe policët, por unë po i shoh, tue i zbatua urdhnat, për do arrestime, sa për t’thanë: mos u mërzitni, se iu lëshojnë shefat mbas darkës’.
Ai shkruan tutje se po kritikojnë se nuk ka punë, mirëpo punë ka sa dush.
“Eh sa puna asht n’Kosovën e Hashimit, Isës, Ramushit e Kadrisë. Fatmirin po e harroj me qëllim, se e kan harrua votuesit e vet. Për Albinin s’po flas, se kanë folë boll qyqet n’pranverën e kalueme, jo fiton jo s’fiton, e po pres me ardhë vera, e me shti dredhëza n’kashtërrojë, e, me fitua t’rruemet e priftit”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Hajër asht, hiç mos vajtoni
Po ikin po thonë, edhe pse unë s’po i shoh tue i kapërcye kufijtë si dikur, mbas mesnate e n’tankshtellë tue i pritë do vetura azilantësh, siç me priti edhe mua nji herë e dikur afër Kopenhagës!
Po ikin edhe policët, por unë po i shoh, tue i zbatua urdhnat, për do arrestime, sa për t’thanë: mos u mërzitni, se iu lëshojnë shefat mbas darkës!
Po kërkojnë vizë pune n’Gjermani, se këtu vende t’lira ka veç me i ushqye qentë me eshtna pule, mahallave. Jo pse kemi tepër ne, po pse duhet mu miqasua me ta, për mos me na i kafshua fëmijët, mëngjeseve kur shkojnë në shkolla!
Ka punë si s’ka!
Me përgojua filanën deputete që i ka fry buzët e s’mundet me folë n’foltore, për paratë e udhëtimit, që s’din pse i ka marrë tash e 10 vite! Ato ia kanë ba buzët zuzë e gjoksat kodra silikonësh e s’guxon mu përpjekë për foltore, se dro i shpërthejnë!
Paret e udhëtimeve, ia kan mbjellë edhe filan fistekut flokët, e, i ka lidhë pejt lara-lara n’vend t’ores, se kohë moderne po thonë!
Ka punë si s’ka?
Punë sa të duesh.
Mu ulë e me i numërua centët e pensioneve, mbasi t’blehen ilaçet e buka, e me lakmua për nji t’zime mish e dy kokërr mollë, se s’ke centa ma!
Eh sa puna asht n’Kosovën e Hashimit, Isës, Ramushit e Kadrisë. Fatmirin po e harroj me qëllim, se e kan harrua votuesit e vet. Për Albinin s’po flas, se kanë folë boll qyqet n’pranverën e kalueme, jo fiton jo s’fiton, e po pres me ardhë vera, e me shti dredhëza n’kashtërrojë, e, me fitua t’rruemet e priftit!
E shihni sa punë ka këtu, e rinia po ikë! E policia po ikë!
Se doktorët kan ikë kaherë!
Nejse, për 5 mijë doktor t’ikun, asht kthye nji: ky Latifi, ministri i Covidit!
Hajër asht hajr, hiç mos vajtoni, se as luftë nuk ka qatje nalt, të Deti i Zi!
LEXO EDHE KETE:
Lajm i mirë: Ulet çmimi i naftës, Kosova preket pas pak ditësh