Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të mbështesë propozimin për krijimin e një qeverie tranzicioni që përfshin të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se ky propozim mbetet ende në fuqi dhe është një mundësi e vlefshme për të gjithë aktorët politikë, raporton Gazeta Sinjali.
“Koha për të humbur është shumë e shtrenjtë. Ne kemi paraqitur një zgjidhje; ajo mbetet aty, në dispozicion, sa herë që të tjerët janë të gatshëm”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetet sociale ‘Facebook’.
Ai gjithashtu theksoi se LDK-ja, përveç angazhimit në proceset e konstituimit të institucioneve, do të fokusohet menjëherë në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Abdixhiku njoftoi gjithashtu nisjen e konsultimeve të brendshme për kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë lokalë, duke filluar nga sot.
Postimi i plotë:
Kohë për të humbur më nuk kemi.
Zgjidhje dhamë; zgjidhja jonë aty mbetet – kurdo që janë të gatshëm të tjerët.
Deri atëherë, përtej gjithë bllokadës që na shërbehet pa vizion, përtej mbledhive repetitive 48 orëshe pa ndonjë qëllim, LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë.
Do të merret me Zgjedhjet Lokale.
Prandaj, sot kam thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ e përgatitor mbi Zgjedhjet Lokale 2025 që do të mbahen këtë vjeshtë.
Si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, me 9 komuna në qeverisje dhe me 206 këshilltarë lokal, po himë në këtë proces me plot vullnet e me plot bindje. Po himë dhe me plot përgatitje. Plot 6 muaj kohë.
Prandaj, nga sot nisim konsultimet e brendshme për kandidatët për Kryetarë të Komunave e për këshilltarë lokal. Për nominimin e njerëzve me integritet e vullnet për të shërbyer në secilin qytet.
Të gjithë ata që duan të përfaqësojnë vizionin tonë politik, vlerat tona, programet tona; të gjithë ata që duan t’i përfaqësojnë qytetarët tanë – i ftoj të bëhen pjesë e këtij procesi.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar