Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Bedri Hamza, ka kërkuar që të krijohet hapësirë për gjenerata të reja në parti, derisa nuk e ka mohuar se ky subjekt politik mund të mbajë zgjedhje të brendshme përpara zgjedhjeve lokale të tetorit.
Hamza këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘Pressing’ në T7, derisa e ka komentuar edhe fushatën elektorale të PDK’së në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Ndoshta duhet të ketë proces ose ni konventë të partisë, ndoshta duhet të diskutohet edhe hapja e sjellja njerëzve të tjerë në parti sepse mendoj që ai që e merr përgjegjësinë me e udhëheqë partinë ka nevojë me e pasë edhe ekipën dhe definitivisht në PDK duhet të krijohet hapësirë që kanë qenë më pak në qeverisje dhe më pak në publik, të jenë më pak të rinj ose të reja”, ka deklaruar ndër të tjera nënkryetari i Kuvendit.
“Unë jam i bindur dhe insistoj që na të reflektojmë hapje. Mund të ketë konventë edhe para zgjedhjeve lokale. Është në diskutim, po megjithatë shpejt do të vendoset për mënyrën se si do të veprojmë”, ka shtuar tutje ai.