Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku ka thënë se kjo parti është e gatshme të diskutojë për gjetjen e një rruge për zhbllokim të situatës në Kuvend, por edhe për një marrëveshje për zgjedhje të reja.
Ndonëse ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja nuk është në interes të vendit, vendi sipas tij , nuk mund të mbahet peng për teke të individëve.
“Nuk përjashtohet mundësia për shkuarje në zgjedhje. Duhet të gjendet një zgjidhje, s’mund ta mbajmë vendin peng për teke të caktuara të individëve, kushdo qofsh ata. PDK vazhdimisht ka thënë se është e gatshme për çdo formë të diskutimeve për gjetjen e rrugës për krijimin e insitucionëve, në fund të fundit edhe për atë alternativë (zgjedhjet). Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, do të ishte humbje në të gjitha aspektet..”, ka thënë Demaku në Tëvë1.
I pyetur për mundësinë e një koalicionin mes LVV-së dhe PDK-së ai ka thënë se ky është vendim që i takon partisë, duke mos dashur të tregojë se personalisht a do ta përkrahte një gjë të tillë.
Demaku ka thënë se për situatën e krijuar përgjegjëse është Lëvizja Vetëvendosje.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar