Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, ka thënë se letra e LVV-së për LDK-në dhe përgjigja e kësaj të fundit i ka hap rrugë kërkimit të gjetjes së një zgjidhje të krizës politike.
Ai këtë e ka thënë duke parë se deri më tash nuk ka pasur komunikim nga partitë politike.
Rashiti duke vlerësuar iniciative e LVV-së dhe përgjigjen e LDK-së ka thënë se edhe partitë tjera do të dalin më propozimet e tyre.
“Duhet ta mirëpresim iniciativën nga LVV edhe përgjigjen nga LDK-ja. Kemi hyrë në kërkim të zgjidhjes, sepse ishim në një “status quo” deri të hënën me qëndrime të ngurta të gjitha subjekteve. Besoj që edhe subjektet tjera do të evoluojnë me zgjidhje, besoj se edhe LVV shpejtë duhet të evoluojë me opsione të ndryshme”, ka thënë Rashitit në Tëvë1.
Ai ka thënë se në logjikën e gjitha partive është se qeveria e re nuk do të jetë afatgjate dhe për këtë duhet të gjejnë zgjidhje të përkohshme.
“Të gjithë e kanë logjikën e njëjtë se kjo qeveri do të jetë afatshkurtër, do duhej nj koalicion i madh për të sigluara qeveria mbetej përtej marsit të vitit të ardhshëm. Jam i bindur se edhe zgjedhja e presidentit ka ndikuar në kalkulimet e LDK-së. Meqë situata është kështu, atëherë liderët duhet të ulen të gjejnë një zgjidhje të përkohshme”, është shprehur ai.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar