Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Një përleshje fizike ka ndodhur në komunën e Podujevës, ku një përplasje fizike mes të miturve ka rezultuar me shoqërimin e tetë personave në Polici dhe dyshime për lëndime të lehta trupore.
Burime të Gazetës Sinjali brenda organeve të rendit bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe ka përfshirë disa të rinj, prej të cilëve disa dyshohet se kanë pësuar lëndime të lehta.
Të përfshirët janë identifikuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërkohë që autoritetet janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të incidentit.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa Policia nuk ka dhënë ende detaje zyrtare për shkallën e përfshirjes së secilit person apo për natyrën e saktë të konfliktit.
Gazeta Sinjali po tenton të marrë konfirmim nga autoritetet dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar