Të rinjtë e të rejat shqiptare po bëhen pjesë e sukeseve jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe anembanë botës. Një nga këta të rinj që ka shënuar sukses jo vetëm për veten dhe familjen e tij por edhe për mbarë popullin shqiptar është edhe i riu Jon Hoti, një i ri nga Kosova, shkruan Botapress.
Joni sapo ka diplomuar në Universitetin e Hupstonit dhe ka marrë gradën e oficierit të Marinës amerikane, përkatësisht të inxhinierit të Marinës amerikane. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Jonit përmes rrjetit social Facebook, përcjellë Botapress.