Nga Jeton S. Morina
Dega qendrore e LDK-së ne New York me rrethinë, mbajti mbledhje me datën 25.01.2025 në Bronx. Në këtë takim te radhës i cili u zvillua në nje atmosferë shumë te volitshme pune dhe diskutimesh, do ta percaktoj orjentimin e degës ne të ardhmen.
Mbledhjen e hapi ish kryetari i kesaj dege z. Qelë Qelaj i cili te pranishmeve ju drejtua me nje përshendetje te perzemert duke potencuar organizimin dhe kontributin e kësaj dege si dhe per rendesinë e konsulidimit te saj. Ai theksoj se pas takimit me kryesinë e LDK-së qe ka patur ne Prishtinë kohë me parë, respektivisht me nënkryetarin e LDK-së z. Anton Qunin, ka marrë mbeshtetje për punë te përbashket ne rrugtimin tonë te metutjeshëm.
Pastaj fjalen e mori kryetari i tanishem z. Ramadan Gashi, i cili i falenderoi të gjithë për kontributin qe kanë dhënë per LDK-në prej themelimi e deri me sot. Ai i informoj te pranishmit rreth situatës aktuale në degë, dhe për koordinim me kryesinë e LDK-së në Prishtinë qe dega ta vazhdoj punen. Z. Gashi potencoi se për shkaqe të ndryshme nje numer i anëtarëve te kryesisë nuk gjenden me ne mesin tonë. Ai propozoi qe rend dite te jetë konsulidimi i kryesisë. Kjo pikë u miratua nga te pranishmit.
Ne diskutim u kyq edhe anetari i kryesisë z. Prend Çetta i cili edhe ai ka marrë pjesë ne takim me kryesinë e LDK-së në Prishtinë. Në vazhdim z. Çetta i informoi te pranishmit për angazhimin e madh qe është bërë ne organizimin e brendshëm te LDK-së, në Kosovë dhe diasporë, dhe tha se ky organizimi i ri ka ngritur nje përkrahje të nivelit të lartë.
Ne diskutim moren pjesë edhe Sali Lajqi, Sadri Muriqi, Avdi Rexhaj, Sali Asllani, Imer Lajqi, Kushtrim Rexhaj, Labinot Husaj, Remzi Kurbogaj, Selim Morina, Fran Ibishaj, Avdi Dakaj, Sadri Dreshaj, Denis Rexhaj, Dardan Rexhaj, Rexh Rexhaj dhe Musë Dreshaj.
Pas shqyrtimit të rendit të ditës, u vendos qe të plotësohet kryesija e cila obligohet te organizoj nje takim me synim zgjerimin e kryesisë me anëtarë të rinjë.
Plotesimi i kryesisë u be me anëtaretë në vijim: 1. Ramadan Gashi (kryetar) 2. Qelë Qelaj, 3. Prend Çetta, 4. Sadri Muriqi, 5. Imer Lajqi, 6. Sali Lajqi, 7. Sadri Dreshaj, 8. Sali Asllani, 9. Isuf Rexha, 10. Remzi Kurbogaj dhe 11. Selim Morina. Lista u miratua unanimisht nga te gjithë te pranishmit dhe u miratu nga z. Anton Quni, nënkrytari i LDK-së për mergatë.
Nga diskutimet tjera; Sadri Muriqi sygjeroj që në të ardhmen të këtë komunikim të rregullt të degës. Z. Gashi u pajtua dhe tha se dega i ka te gjitha komisionet por duhet plotësusr me anetarë te ri. Kurse z. Çetta tha se duhet te përmbushen kerkesat qe do na dalin perpara dhe të bashkëpunojmë me kryesinë e LDK-së per realizimin e programit te saj.
Ne fund z. Gashi shpalli te mbyllur tubimin duke falenderuar të gjithë për punën dhe suksesin.
Bronx, New York
25. 01. 2025
