Sot do të hapet zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi.
Kështu ka njoftuar ministrja në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka theksuar se hapja e ambasadës është një moment i rëndësishëm dhe një hap konkret në përpjekjet e Kosovës për të forcuar lidhjet me vendet e Azisë Juglindore dhe për të zgjeruar praninë diplomatike në këtë rajon të rëndësishëm strategjik.
“Malajzia ka qenë një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, dhe hapja e ambasadës sonë në zemër të Kuala Lumpurit është një dëshmi e përkushtimit të përbashkët dhe e punës intensive që kemi investuar me vite për të thelluar këtë miqësi të ndërtuar me respekt e mirëkuptim mes dy vendeve tona”, tha ajo.
“Hapja e Ambasadës në Kuala Lumpur nuk është vetëm një zgjerim i pranisë sonë diplomatike, por edhe një shprehje konkrete e vullnetit tonë për të ndërtuar ura miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi me një nga rajonet më dinamike në botë. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë dhe të përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele të reja,” ka thënë tutje Gërvalla.



Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së