Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e zyrtares policore që u vetëplagos dje në qytetin e Prizrenit. Bëhet fjalë për Esra Çololar, pjesëtare e Policisë së Kosovës, e cila është e angazhuar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut.
Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2025, teksa Çololar ndodhej jashtë detyrës zyrtare në shtëpinë e saj në Prizren. Derisa ishte duke manipuluar me armën zyrtare të shërbimit – një pistoletë e tipit Glock – arma është shkrepur aksidentalisht dhe ajo ka përfunduar me plagë në këmbë. Incidenti ka ndodhur në dhomën e gjumit dhe në ato momente ishte në dhomë edhe nëna e saj, thonë burimet e Sinjalit.
Zyrtares i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe fatmirësisht gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin, Prokuroria ka autorizuar nisjen e një procedure penale për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, meqë përdorimi i pakujdesshëm i armës zyrtare ka vënë në rrezik jo vetëm jetën e saj, por potencialisht edhe të personave të tjerë.
Hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet përkatëse, ndërkohë që priten vendime të mëtejme disiplinore dhe penale ndaj zyrtares.



Të tjera
Lajme
Policia sekuestron sasi të konsiderueshme armësh në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Lajme
Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmendi
Aktuale
MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe