Deputeta boshnjake, Duda Balje tha se do të votojë kundër Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Ajo tha se nuk ka pasur “asnjë takim” me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Qëndrimin e kemi të njëjtë”, tha ajo.
Balje përmendi mosmarrëveshje dhe “mosmirëkuptim” me LVV-në, si arsye për këtë.
“Arsyeja është mosmarrëveshja dhe mosmirëkuptimi me partinë e cila ka fituar në zgjedhje dhe trajtimin që e kemi pasë edhe para zgjedhjeve, edhe pas zgjedhjeve. Dhe gjithmonë kam përsëritur se ne si parti nuk e votojmë”, tha ajo.
Balje tha se është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por tha se s’ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet kësaj partie në grup parlamentar.
“Po, ne jemi takuar me z. Ramush Haradinaj, por ende nuk kemi vendosur t’i bashkëngjitemi në grupin parlamentar. Jo ofertë nuk kemi, por nuk kemi vendos ende”, tha ajo.
Për kryetarin e Kuvendit, ajo tha se “duhet të gjendet një kompromis”.
“Qysh vendos shumica brenda Kuvendit, edhe ne kemi me vendos ashtu”, tha ajo.



Të tjera
Lajme
Policia sekuestron sasi të konsiderueshme armësh në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Lajme
Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmendi
Aktuale
MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe