Takimin e thirrur nga Ahmet Kosumi, kryetarë e përcolli edhe koordinatori për degët në mërgatë Z. Shkumbin Gashi. Të pranishëm në mbledhje ishin shumica e anëtarëve të kryesisë së degës.
Në përkujtim të Presidentit Dr. I. Rugova kishte kujtime, përvoja ide nga jeta dhe vepra e tij kulturore, politiko-filozofike, kombëtare në shërbim të popullit.
Çdo ditë e më shumë po dalin në pah veçoritë e rralla të një strategu të lindur, për ta nxjerrë në dritën e lirisë Kosovën dhe popullin e saj.
Filozofia e Dr.Rugovës qe dhe mbetet gjetja më e qëlluar, në arritjen e qëllimit të Lirisë, duke ruajtur substratin e qenjes kombëtare.
-Ne nuk na duhet toka pa njerëz…-ishte thënja e ripërseritur e tij.
Madhështia e strategut Rugova qëndron fort pas vdekjes së tij. Vështirë ose edhe asnjëherë Kosova nuk do ta ketë fatin ta ketë një prijës si Dr. Ibrahim Rugova!
Historia do ta ketë prijësin më të urtë dhe më largëpamës derisa të jenë shqiptarët!
Pas ceremonisë perkujtimore kryesia hapi edhe temën organizimit më të mirë të LDK-së në Zvicër.
Koordinatori Gashi paralajmëroi se Lidhja Demokratike e Kosovës do dhe duhet të kryej roforma bashkohore, që kërkon koha.
Vetëm me një reformë të strukturuar, krijohet rregull i sjelljes dhe diciplinës i përcaktimit në subjekt, respektivisht në LDK-ë.
Për t’u futur në konkurrencë të mirëfilltë, do sjellje me përgjegjësi, të bazuara në meritokraci.
Nisma e re nëpër nëndegë dhe degët e LDK-së, do të zhvillohet bashkë me koordinatorin, kryetarin dhe kryesinë e ngushtë të degës. Në fund të kësaj reforme çartësohet përcaktimi i drejtë brenda subjektit LDK-ë.
Edhe përgjegjësitë bëhen më të mëdha, duke evituar manipuluesit, të cilët kanë përfituar mbi autoritetin e LDK-së. Kjo përvojë jo e mirë i ka sjellë mjaftë dëme subjektit tonë.
Koha do ta tregojë suksesin e reformës.