‘Vëllau i Madh’, ka dërguar një zarf të bardhë për banorët. Banorja e re Xheisara është ajo e cila e ka lexuar këtë zarf.
Në zarfin e dërguar nga produksioni thuhet se për shkak të gjendjes me Covid-19, nuk do të lejohen surprizat me familjarë brenda shtëpisë së BBV-së.
Gjithashtu ata të gjithë do të bëjnë testin e Covid-it.
‘Nuk do të lejohet më të keni kontakt fizik me të ftuarit, këngëtarë, familjarë. Gjithashtu sot do të bëni të gjithë testin e Covid-it’, thuhet në zarfin e bardhë.Pas këtij zarfi hedhen dyshime tek Beniada, pasi ajo dy ditët e fundit ishte e sëmurë dhe nuk ishte çuar fare nga krevati pasi nuk ndihej fare mirë.
Edhe komentet e shumta në videon e postuar nga faqja zyrtare e Big-ut kishte urime që Beniada mos të jetë e infektuar.