Një vajzë e mitur nga komuniteti egjiptas në Gjakovë dyshohet se ka qenë viktimë e një akti dhunimi, ngjarje e cila sipas kallëzimit të familjes ka ndodhur muaj më parë, por u bë publike vetëm pasi detajet u shpërndanë në rrjetin social TikTok, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtator të vitit 2024, në fshatin Rezinë të Gjakovës, rreth orës 19:00 – 20:00.
Sipas kallëzimit të bërë më vonë në Stacionin Policor të Gjakovës, një person i identifikuar vetëm me emrin Florin, kishte marrë viktimën SH.K. (rreth 15-vjeçare) për të punuar në punë bujqësore.
Por sipas dëshmisë së saj, i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën pa dëshirën e saj.
Viktima, nga frika dhe presioni, nuk e kishte raportuar menjëherë ngjarjen, por kishte folur për të me disa shoqe të klasës.
Këto shoqe kishin incizuar një bisedë me të dhe e kishin publikuar videon në rrjetin social TikTok.
Pas publikimit, prindërit e viktimës janë informuar për përmbajtjen dhe menjëherë janë drejtuar në polici për ta kallëzuar rastin.
Lidhur me rastin janë informuar Hetimet Rajonale dhe Prokurori kujdestar, ndërsa po zhvillohen procedurat për identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarit.
Rasti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e fëmijëve në punë sezonale dhe heshtjen që shpesh i mbulon abuzimet seksuale ndaj të miturve.
Sinjali do të ndjekë këtë ngjarje me prioritet maksimal, në mbështetje të drejtësisë dhe integritetit të viktimës.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit