IZRI REXHA
Vepra e portretit të artistit të njohur Gazmend Freitag “Dua Lipa” zë një vend të merituar në atelien e tij. Portreti është identik me proporcionet e fotografisë së artistës tonë, imtësitë e fytyrës si dhe të trupit, i punuar me grafikë me kujdes. Në pyetjen e gazetës “Bota Press’ për këtë portret ai u shpreh: “Ende nuk ishte ajo në kulmin e karrieres kur unë e kam portretuar. Pata vërejtur guximin e saj prej artistje që të jetë një yll që shkëlqen në rruzullin tokësor dhe kjo më inspiroi që ta vendosi Dua Lipa në ciklin e portreteve famous people.”
Ju përkujtojmë që artisti ynë që jeton në Linz të Austrisë Gazmend Freitag portretizon personalitete të njohura dhe ka një popullaritet me portretet dhe pikturat e tij në vaj dhe grafikë jo vetëm në Austri por në shumë shtete të Evropës.