Ish ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish luftëtarit të Betejës së Koshares, Isuf Qeta.
Përmes një postimi në Facebook, Quni ka shkruar se Isuf Qeta ishte një luftëtar që nuk i frikësohet vdekjes. Quni theksoi se Isuf Qeta nuk kërkoi kurrë asgjë nga shteti dhe shoqëria, ndërsa dha çdo gjë me zemër e me shpirt.
Postimi i plotë:
Isuf Qeta
Ashtu siç e kisha imagjinua një luftëtar që nuk i frikohet vdekjes, i dashtun për bashkëluftëtar, shpresëdhënës edhe në momente të vështira, fisnik e modest, ashtu ishte Isuf Qeta.
Ai e kreu shërbimin ndaj atdheut dhe pas luftës faqebardhë i’u kthye familjes dhe jetës civile. Ai kurrë asgjë nuk kërkoj nga shteti dhe shoqëria, ai vetëm dha çdo gjë me zemër e shpirt deri në ditën kur i mbylli sytë.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën!
Lavdi e përjetëshme!