Një bombol i gazit ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen Velania të Prishtinës, raporton një lexues i Gazetës . Për pasojë lëndime trupore ka pësuar një grua dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas pamjeve të dërguara në adresë të Gazetës Express shihet se nga shpërthimi kanë ndodhur edhe dëme materiale.
Për rastin është deklaruar për Express zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se policia ka dal në vendngjarje dhe dëme materiale ka pësuar dhoma ku ishte vendosur bomboli i gazit.
“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola”, tha Borovci.
Foto nga vendi i ngjarjes: